"Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për harmonizimin e politikave të vizave me BE-në"

  • E /
  • 09 March 2023 - 14:31

Ministrja e Suedisë për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje për harmonizimin e politikave të vizave me ato të BE-së, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe harmonizimin e politikës së vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”, ka deklaruar ministrja suedeze.

Në komunikatën e Këshillit të BE-së, thuhet se “rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para”.

(Kosova Sot Online)