Bogujevci sqaron deklaratën që bëri dje: Unë e kam të dashurin, por nuk jemi të martuar

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 13:36
Bogujevci sqaron deklaratën që bëri dje: Unë e kam të dashurin, por nuk jemi të martuar

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka treguar dje se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo deklaratë është pritur me komente të ndryshme, nga ato pozitive dhe negative.

Bogujevci ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se ka të dashur por se nuk është martuar.

Deputetja ka thënë se jo të gjithë kanë mundësi të kenë një jetë tradicionale.

“Unë e kam të dashurin, partnerin, por nuk jemi të martuar. Kjo ndërlidhet me disa diskutime në vendimmarrjen që kemi, ne duhet të krijojmë mundësi të barabarta për shoqërinë tonë. Jo të gjithëherë të gjithë i kemi mundësitë të kemi një jetë tradicionale në mënyrën qysh një pjesë e shoqërisë e shohin…Unë mendoj që nëse një grua do me u ba nanë, pa marrë parasysh a është në një lidhje apo jo, a është e martume apo jo, askush nuk ish dashtë me ja cënu të drejtën me u ba nënë”, ka pohuar mes tjerash Saranda Bogujevci.

(Kosova Sot Online)