Gjashtë persona të lë'nduar si pasojë e një ak'sidenti

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 19:12
Gjashtë persona të lë'nduar si pasojë e një ak'sidenti

Në aksin rrugor Gurrakoc-Klinë, saktësisht në fshatin Zallq, gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe gjashtë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“6 persona të lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë në fshatin Zallq. Dy automjete të përfshime, 6 persona janë dërguar me autoambulance në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)