Ish Presidenti Fatmir Sejdiu për liberalizimin e vizave: Shtetasit e Kosovës e duan vendin, nuk e zbrazin atë

  • S.A /
  • 11 March 2023 - 08:21
Ish Presidenti  Fatmir Sejdiu për liberalizimin e vizave: Shtetasit e Kosovës e duan vendin,  nuk e zbrazin atë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se votimi i fundit në Këshillin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën është një vendim historik. Sejdiu thotë se një vendim i tillë nënkupton një vlerësim nga institucionet e BE-së për progresin që ka bërë Kosova dhe se një gjë e tillë është meritë e të gjithë gjeneratave që kanë udhëhequr Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tutje ka theksuar se liberalizimi i vizave do të rregullojë lëvizjen e lirë të njerëzve pa qenë të detyruar që të ikin në mënyrë të palejueshme nga Kosova, e që sipas tij një gjë e tillë edhe e ka dëmtuar imazhin e vendit. Ai në fund ka thënë se shtetasit e Kosovës e duan vendin dhe nuk e zbrazin.

“Ky hap i vlerave të jashtëzakonshme për Kosovën, sigurisht sigurisht se do t’i vejë në binarë normal e të qëndrueshëm lëvizjet e lira të njerëzve tanë, pa qenë të detyruar që të ndërmarrin veprime të palejueshme dhe klandestine të ikjes nga vendi dhe të cilat veprime shpesh herë fatkeqësisht kanë dëmtuar imazhin e saj.Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin.Ju faleminderit BE për vendimin meritor!”, ka shkruar Sejdiu.

(Kosova Sot Online )