Vuçiq paralajmëron turne të ngjeshur nëpër serbi, planifikon vizitë edhe në Kosovë

  • S.A /
  • 11 March 2023 - 08:11
Vuçiq paralajmëron  turne të ngjeshur nëpër serbi,  planifikon vizitë edhe në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se si president i vendit do të nisë një turne zingjirore vizitash nëpër Serbi, duke planifikuar edhe  një vizitë pë serbët e Kosoves.

Vuçiq ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit.

Ai ka paralajmëruar vizitën e veçantë në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiq në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.

Mediat në Serbi janë duke raportuar se presidenti i këtij vendi ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore.

Vuçiq pritet që të nisë vizita mbarë vendit në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalos platformën e re politike.

Sipas raportimeve ai do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë”, derisa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja.

Vuçiq është kryetar i Partisë Progresive Serbe, derisa në janarin e këtij viti ka pasur paralajmërime se do të japë dorëheqje që aty.

(Kosova Sot Online)