Ja pse Meloni i bën presion BE-së

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 09:59
Ja pse Meloni i bën presion BE-së

Kryeministria italiane, Georgia Meloni bëri sërish thirrje ndaj Bashkimit Evropian për menaxhim të përbashkët të emigracionit. Qeveria e Romës nënvizoi se ajo që u vendos në Këshillin Evropian në shkurt duhet zbatuar urgjent marrë shkas nga mbytja e anijes së pak javëve më parë në Coutro të Kalabrisë.

“Pas mbytjes tragjike të anijes që ndodhi në Coutro të Kalabrisë, më 26 shkurt, angazhimi i përbashkët për të dhënë një përgjigje të përshtatshme evropiane ndaj problemit kompleks të migrimit e bën edhe më urgjente nevojën për të zbatuar të asaj që u vendos në takimin europian të shkurtit”, thuhet në deklaratë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Siç është nënvizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, masat konkrete të rritjes së veprimit të jashtëm, bashkëpunimit të zgjeruar në drejtim të riatdhesimeve dhe ripranimeve, kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të zbatohen, duke përdorur nga ana e BE, të gjitha politikave dhe mjeteve të nevojshme”, shtoi qeveria italiane.

Më 26 Shkurt, një anije me emigrantë u përmbyt në brigjet jugore të Italisë duke shkaktuar dhjetëra viktima.


(Kosova Sot Online)