'O teta Bardha, më kanë vrarë, po qante me të madhe'/ Fqinja e Mimoza Pajës rrëfen bisedën tronditëse me 10-vjeçaren

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 12:32
'O teta Bardha, më kanë vrarë, po qante me të madhe'/ Fqinja e Mimoza Pajës rrëfen bisedën tronditëse me 10-vjeçaren

Fqinja e Mimoza Pajës ka treguar momentet kur ajo ka kontaktuar me vajzën e vogël 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga masakra dje në mbrëmje në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo u shpreh se ndjera kishte kushte të rënda ekonomike, duke treguar se bashkëshorti i kishte vdekur.

“Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët.

Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha 'mami, ka ndodhur një vrasje'. Kur dola jashtë, thanë “kështu, kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra.

Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, ke frikë të punosh në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt.

Erdhi 10-vjeçarja, më tha mua 'o teta Bardha, më kanë vrarë', po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinj.

(Kosova Sot Online)