
Rama i dhuron Haxhi Krasniqit 'Hyjneshën në Fron'

Sot në takim boksierin Robin Krasniqi, e ka pritur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rama ka thënë se një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.
“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm”, ka shkruar Rama.
“Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja. Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!”.
(Kosova Sot Online)