Një vajzë nga ky qytet i Kosovës gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 23:00
Një vajzë nga ky qytet i Kosovës gjendet pa shenja jete

Sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë, një 23 vjeçare është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët ndërkaq shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë filluar.

(Kosova Sot Online)