
Mitrovicë: Gruaja raporton në polici se burri dhe prindërit e tij i kanë shkaktuar dhunë psiqike

Një grua nga Mitrovica ka raportuar se bashkëshorti i saj dhe prindërit e tij kanë shkaktuar dhunë psiqike ndaj saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar.
Ndërsa, rasti është në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë 13.03.2023-16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar së bashku me dy prindërit e tij janë duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt.”
(Kosova Sot Online)