Në këtë orë fillojnë takimet e 18 Marsit në Ohër

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 12:46
Në këtë orë fillojnë takimet e 18 Marsit në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimet e ndara do të zhvillohen duke filluar në ora 10:00.

“Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)