Ja momenti kur nëna më fëmijën shpëtohen nga vërshimi i ujërave

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 18:38
Ja momenti kur nëna më fëmijën shpëtohen nga vërshimi i ujërave

Përmbytjet masive kanë përfshirë jugun e Turqisë prej dy ditësh, duke shkaktuar deri më tani mbi 10 viktima dhe disa të humbur.

Pamjet e publikuara nga mediat turke shfaqin përmbytjet apokaliptike, teksa niveli i ujit ka shkuar në mbi 1 metër, ndërsa shumë njerëz kanë ngelur të pastrehë.

Por, problemi më i madh i vërshimit të ujërave ishte evakuimi i të bllokuarve në banesat e tyre.

Në mediat lokale janë publikuar disa pamje rrëqethëse kur një nënë e re është shpëtuar për mrekulli nga rrjedha e ujit së bashku me fëmijën e saj. 

(Kosova Sot Online)