Ja si gjarpërinjtë 'pushtojnë' rrugët e qytetit

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 19:24
Ja si gjarpërinjtë 'pushtojnë' rrugët e qytetit

Turqia e jugut është përfshirë nga përmbytje masive që kanë sjellë dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Por, përveç ujit dhe baltës, një tjetër problem i madh po del në pah nga vërshimet e ujërave, teksa nëpër rrugët e qyteteve turke janë shfaqur gjarpërinjtë.

Më së shumti janë vënë re gjarpërinj në rrugët e lagjes “Karaköprü” të Şanliurfas, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

9 persona humbën jetën në këtë qytet pasi reshjet e shiut që nisën mbrëmjen e djeshme dhe vazhdojnë edhe sot u shndërruan në përmbytje masive vdekjeprurëse.

Guvernatorja e Şanliurfas ka bërë thirrje që qytetarët të mos largohen nga shtëpitë dhe zonat e sigurta nëse nuk është e nevojshme, ndërsa ka paralajmëruar ata që banojnë në banesa pranë përroit dhe shtretërve të kanaleve që të lirojnë banesat e tyre.


(Kosova Sot Online)