Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë: Serbi, kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështete Ukrainën

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 10:48
Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë: Serbi, kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështete Ukrainën

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunter Fehllinger, i ka “dhënë” këshilla Serbisë si mund të bëhet pjesë e Perëndimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fehllinger ka shkruar se Serbia duhet ta kopjoj Bullgarinë dhe se duhet ta njohë Kosovën.

Tutje, Fehllinger ka potencuar se Serbia po ashtu duhet ta mbështet Ukrainën.

“Serbi, kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështet Ukrainën, kështu do t’i bashkohesh Perëndimit po aq suksesshëm sa Bullgaria”, ka shkruar Fehllinger në Twitter.

(Kosova Sot Online)