8 fëmijë përfundojnë në spital pasi hëngrën karamele

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 19:41
8 fëmijë përfundojnë në spital pasi hëngrën karamele

Tetë fëmijë mësohet se janë transportuar në spitalin rajonal në Sun Valley, pasi kishin gëlltitur disa karamele të injektuara me marijuanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja e rëndë sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se ka ndodhur në ambientet e shkollës, ku fëmijët kanë përtypur karamelet që përmbanin lëndë narkotike.

Incidenti u raportua në zonën e quajtur Bakman Avenue, ku fëmijët ishin djemtë dhe vajzat janë nga 12 deri në 16 vjeç.

Sipas një studimi të janarit, numri i fëmijëve amerikanë, veçanërisht të vegjëlve, të cilët u sëmurën aksidentalisht nga ushqimet me marijuanë u rrit nga rreth 200 në 2017 në më shumë se 3,000 në 2021.

Nga rastet e raportuara, gati 25% e atyre fëmijëve janë shtruar për trajtim në spital.


(Kosova Sot Online)