Aleksanër Vuçiq deklarohet pas takimit të Ohrit: Nuk nënshkruam asgjë, por njëfarë marrëveshje kemi arritur

  • S.A /
  • 18 March 2023 - 23:20
Aleksanër Vuçiq deklarohet pas takimit të Ohrit: Nuk nënshkruam asgjë, por njëfarë marrëveshje kemi arritur

Pas rreth 12 orë bisedimesh  të mundimshme, ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pari doli para medieve,  pas takimeve të gjata në Ohër, ku ka thënë se  përsëri nuk kanë nënshkruar asgjë, por se palët kanë arritur “njëfarë marrëveshje”.

Në  deklarim para mediave, Vuçiqi është shprehur i lumtur për këtë, ndërsa ka thënë se për Serbinë është shumë me rëndësi formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, puna  për të cilin do të fillon menjëherë.

“Jam i kënaqur për këtë, por nuk është e gjitha”, tha ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër, transmeton Telegrafi.

Në këtë takim që u ndërmjetësua nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, u bisedua për zbatimin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se nuk ka nënshkruar asgjë.

“Këto disa pika për të cilat kemi rënë dakord, do të jenë pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën. Këshilli Evropian do të marrë një vendim që kjo të bëhet pjesë e vendimit të negociuar”, tha presidenti serb.

Çështje e theksuar ka qenë edhe ajo për të pagjeturit. “Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje.
Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vuciq Tutje ai tha se në këto takime ka pasur biseda të qeta dhe konstruktive.

(Kosova Sot Online )