
Lexoni edhe:
Chollet jep detaje për bisedën me Kurtin dhe Vuçiqin
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Deklarata e Ambasadorit te SHBA-ve,z. Jeffrey Hovenier, ka karakter të presionit mbi palët në Ohër.
Është gjë shumë e qartë se plani i BE-së dhe i SHBA-ve i njohur si plani franko-gjerman, nga palët juridikisht nuk është pranuar. Mbetet që në Ohër të pranohet apo të refuzohet plani.
-Mendohet se në Ohër do të pranohet plani franko-gjerman, respektivisht plani i BE-së dhe i SHBA-ve.
Pas pranimit të planit fillohet tamam për implementimin e 11 pikave të planit.
Në zbatim të planit do të ketë vështirësi. Kjo, për faktin se plani është shumë kontradiktor dhe i mbushur me shprehje që të dy palët i kënaqë.
Megjithatë, kërkohet të vihen në spikamë çështjet më të rënda. Këtu po i përmendi disa:
1. Zbatimi i marrëveshjeve të arritura midis Kosovës dhe Serbisë mbi radhën e pikave të marrëveshjeve apo të futjes në pikë të parë të zbatimit Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si kusht serb.
Chollet jep detaje për bisedën me Kurtin dhe Vuçiqin Lexoni edhe:
2. Mënyra e ndërlidhjes së Asociacionit me shtetin serb dhe me organet e Kosovës, sidomos në nivelin e kompetencave, të organeve dhe të nënshtrimit ndaj Republikës së Kosovës deri në shpërbërjen e Asociacionit nga Republika e Kosovës.
3. Pozita e Kosovës në kuadër të organizatave të ndryshme në Evropë dhe deri në OKB-në.
4. Reciprociteti si mënyrë e zgjidhjes së çështjeve të ndryshme me interesa për dy shtetet.
5. Njohja reciproke e shtetit.
Ka edhe shumë çështje tjera që lypset të diskutohen. Por, asociacioni, kompetencat dhe organet, pozita e Kosovës në botë, reciprociteti dhe njohja reciproke mbeten çështje më të rëndësishme.
Këtu duhet syqeltësi, vendosmëri dhe qëndrim i patundur në mbrojtjen e Republikës.
Këtej kërkohet të ecet përpara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".