Kurti konfirmon pajtimin për marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan

  • S.A /
  • 18 March 2023 - 23:50
Kurti konfirmon pajtimin për  marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan

Pas takimit 12 orësh tripalësh në Ohër, edhe  kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar për media, duke zbardhur detaje të reja të asaj që ështe diskutuar në takim me Vuçiqin dhe ndërmjetësuesit, shkruan "Kosova Sot Online".

Kurti tha se pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, dhe e njëjta po ndodh edhe me aneksin e zbatimit.

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëevshjes tash edhe me aneks. i takon BE që ta gjej mekanizimin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në web faqen e BE. aty do ta lexoni e do ta kuptoni se cka ka e cka nuk ka”.

Kurti tha se Kosova ka qenë e gatshme ta nënshkruaj edhe marrëveshjen më 27 shkurt, edhe aneksin e zbatimit sot më 18 mars në Ohër.

“Pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikë nënshkrimit, i cili do ta bënte marrëveshjen dhe statusin e saj ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të obligueshme. Ne kemi qenë të gatshëm që më 27 shkurt, ne ishim të gaytshëm edhe sonte.

Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë de fakto. Kjo është njohje defacto mes Kosovës dhe Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjelles, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit”.

(Kosova Sot Online )