Është koha për ta zbuluar lakuriq, denoncuar dhe ndëshkuar me ligj dhe votë regjimin e qeverisjes Rama lider ndërkombëtar i lidhjes me krimin e organizuar

Është koha për ta zbuluar lakuriq, denoncuar dhe ndëshkuar me ligj dhe votë regjimin e  qeverisjes Rama  lider ndërkombëtar i lidhjes me krimin e organizuar
Është koha për ta zbuluar lakuriq, denoncuar dhe ndëshkuar me ligj dhe votë regjimin e  qeverisjes Rama  lider ndërkombëtar i lidhjes me krimin e organizuar

Gani Qarri

  • 18 March 2023 - 16:19

Shkruan: ANALISTI shq- Gani Qarri

Për ta kuptuar më qartë, se sa shumë është rritur dhe fuqizuar mafia shqiptare gjatë dy mandateve të Edi Ramës në pushtet, fletë më së miri, zbulimi më i ri i ndikimit të saj, deri në Ekuador, ku siç raportohet në media, është vërtetuar, bërja tregti edhe me postet qeveritare nga trafikantët shqiptar të cilët kanë arritur ta zhytin në skandal edhe presidentin e Ekuadorit, ish bankierin Guillermo Alberto Santiago Lasso Mendoza, duke investuar mbi 1 milion e gjysmë dollar, që ai nga 24 maj i vitit 2021, të vijë në postin e presidentit të Ekuadorit.

- Vet kjo katrahurë, dëshmon se vetëm një ofensivë e fortë e opozitës së bashkuar shqiptare në zgjedhjet vendore të 14 majit, me zbardhjen e të gjitha skandaleve dhe abuzimeve tjera kriminale të kryeministrit Rama, mund të sjellë goditjen vendimtare për ndryshim dhe vetëdijesim të qytetarëve në Shqipëri, për ta ndëshkuar qeverisjen e kriminalizuar, të Edvin Kristaq Ramës e cila edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare është duke u denoncuar si periudha me e keqe, që e ka lënë shumë prapa Shqipërinë. Qeveri që i ka varfëruar skajshmërisht qytetarët shqiptarë, për ti krijuar hapësirë sa më të gjerë zhvillimit të rrjeteve mafioze dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe botën mbarë, deri në vendet latino-amerikane si Ekuadori etj! Por për fat të mirë, përkundër përpjekjeve të narkodilerit në krye të shtetit, për ta penguar pjesëmarrjen e demokratëve në zgjedhjet e 14 majit, gëzon fakti se me gjithë refuzimin për regjistrim të PD-s, me në krye Sali Berishën, nga gjyqësori i kapur, partia e përfaqësuar nga Sali Berisha ka bere koalicion me partinë e Ilir Metës.

Madje është për tu vlerësuar shumë edhe hapi tjetër i liderit opozitar demokrat z.Sali Berisha, i cili krahas fushatës për fuqizimin e partisë në terren, nuk është duke u tërhequr, as nga kërkesa për hetimin nga komisioni hetimor të mega skandalit McGonigal dhe aferat tjera korruptive të kryeministrit Rama. Skandale, të cilat realisht duhet të hetohen dhe të zbardhen deri në fund, një nga një, për tu gjykuar me transparencën më të madhe para qytetarëve shqiptarë, nga institucionet e drejtësisë. Berisha ka deklaruar po ashtu, se komisioni hetimor parlamentar për hetimin e Edi Ramës është jetik edhe për faktin, se qytetarët e vendit, presin transparencë të plotë, për skandalin agjenturor e korruptiv Rama-McGonigal dhe aferat tjera mafioze, përfshi edhe udhëtimet e tij me 22 milionë euro në 137 fluturime, si dhe shpenzimet e tjera, përfshi ato për vazon 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë. Kurse në vazhdën e hetimeve të shumta, duhet të zbardhet edhe sponsorizimi i tij nga kompanitë që rezultojnë me probleme madhore në SHBA dhe Kinë, si konglomerati energjetik kinez dhe hapja e ekspozitës në Hong Kong.

Siç shprehet edhe dr. Berisha Edi Rama është kryeministri më parazit në kuptimin më absolut të fjalës, që nuk bën gjë tjetër veçse merret me pasurimin e tij, i cili edhe në mbledhjet e qeverisë, shkon vetëm kur vjedh. Por që përkundër tentativave ai nuk mundi të bllokojë opozitën dhe të drejtat kushtetuese të opozitës, ngase ato janë çështje konstante në parlament. Prandaj qytetarët me arsye presin transparencë të plotë për skandalin e Ramës me McGonigalin dhe jo vetëm, të cilët kanë plotësisht të drejtë ta dinë se çfarë ndanë e çfarë shkëmbyen Rama dhe McGonigal me njëri-tjetrin, siç kërkojnë me të drejtë, ta dinë se cili është roli i Edi Ramës në krijimin e mjedisit të gjobëvënies?! Cili është roli i Edi Ramës, përveç skandalit me Charles McGonigal edhe me Lou Bladel, si dhe Marko Rossinin në betejën klandestine kundër opozitës demokratike?!

Krejt kjo bënë që hetimet të jenë shumë jetike dhe për ta kuptuar se sa e fuqishme është bërë mafia shqiptare gjatë dy mandateve të Edi Ramës, më së miri, fletë zbulimi i ndikimit të saj, deri në Ekuador, ku siç raportohet tanimë publikisht edhe në media, është vërtetuar edhe tregtia për postet qeveritare me trafikantët shqiptar dhe mafia shqiptare e ka “zhytur” në skandal edhe presidentin e Ekuadorit! Mediet ekuadoriane publikuan dy ditë më parë dy audio incizime, në të cilat shfaqeshin dy persona të identifikuar si gjeneralët Mauro Vargas dhe Giovanni Ponce me poste kyçe në komandën e lartë të policisë, të cilët dyshohet se flisnin për nevojën e fshehjes së raportit të policisë mbi lidhjet e dyshuara të qeverisë me trafikun e drogës, për të mos prekur presidentin ekuadorian. Kurse ajo, që për ne si popull ka shumë rëndësi, është fakti se sipas medieve vendase, këtu hyn, implikimi i bandave të fuqishme shqiptare që zhvillojnë veprimtari në Ekuador, të cilat thuhet se kanë financuar edhe fushatën e kandidatit presidencial Guillermo Lassso në vitin 2021, me 1 milion e gjysmë dollar, për tu zgjedhur president i Ekuadorit

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".