Begaj: Përshëndes arritjen e dakordësimit mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 10:16
Begaj: Përshëndes arritjen e dakordësimit mes Kosovës dhe Serbisë

Dakordësimin e Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar në zbatimin e marrëveshjes, në bazë të së cilës qëndron normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, e ka  përshëndetur presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reagimi i presidentit Begaj:

Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme

(Kosova Sot Online)