Hebestreit: Urime për këtë përparim mes Serbisë dhe Kosovës

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 17:00
Hebestreit: Urime për këtë përparim mes Serbisë dhe Kosovës

Marrëveshjen e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mirëpritur Gjermania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi se tani gjithçka mbetet te zbatimi.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

Këtë e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se nevojitet “përparim i shpejtë”.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shkroi ambasadori gjerman.

(Kosova Sot Online)