Aksident i rëndë, vdes punonjësi i policisë

  • E /
  • 20 March 2023 - 08:35
Aksident i rëndë, vdes punonjësi i policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në aksin rrugor Patos – Fier, ku një mjet, 58-vjeç është përplasur me automjetin, drejtuesin 27-vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 58-vjeçari, i cili ishte punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos.

Rasti rreth këtij aksidenti është hetuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)