Shqiptari e pret në fyt një person, largohet me duart me gjak: Nuk kam bërë asgjë

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 09:56
Shqiptari e pret në fyt një person, largohet me duart me gjak: Nuk kam bërë asgjë

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptari i mbuluar nga gjaku në duar e veshje është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas arrestimit, mediat raportojnë se ai ka mohuar akuzat dhe u ka thënë efektivëve se “nuk ka bërë asgjë”.

(Kosova Sot Online)