Kryediplomati i Italisë: Të krijohet Asociacioni pa vonesa, marrëveshja ofron mundësi të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 13:34
Kryediplomati i Italisë: Të krijohet Asociacioni pa vonesa, marrëveshja ofron mundësi të jashtëzakonshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të krijohet pa vonesa të mëtejshme.

Sipas tij, marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars, bazuar në propozimin evropian, tani ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me rastin e Forumit të ardhshëm të Biznesit dhe Shkencor Serbi-Itali në Beograd, Tajani tha se synimi është që të mbështetet rritja e ekonomisë serbe, e cila sipas tij, është një nga liderët në rajon dhe ofron mundësi të mëdha për kompanitë italiane, shkruan Tanjug.

Kujtojmë që të shtunën e 18 marsit, nën ndërmjetësimin e dyshes europiane Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic, u pajtuan për zbatimin e aneksin për implementimin e planit franko-gjerman.

(Kosova Sot Online)