Ambasadori francez në Kosovë: Ne jemi të angazhuar shumë për perspektiven evropiane të Kosovës

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 08:39
Ambasadori francez në Kosovë: Ne jemi të angazhuar shumë për perspektiven evropiane të Kosovës

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshjen e arritur në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përcjel “Kosova Sot Online”.

Ai ka theksuar se Kosova duhet bërë avancim në normalizimin e raporteve me Serbinë.

Tutje, ai ka thënë se është një etapë shumë domethënëse që po kalon Kosova dhe Serbia në kuadër të procesit të Bashkimit Evropian.

Guerot ka shtuar se diskutimet në Ohër janë bërë në kuadër të asaj se çfarë është pranuar me 27 shkurt, dhe jemi të lumtur që është pranuar një marrëveshje e tillë të cilën Borrell ka treguar se duhet të zbatohet pa u vonuar.

“Ne jemi të angazhuar shumë për perspektiven evropiane të Kosovës, Kosova ka vendin e vet në institucionet evropiane, por Kosova duhet të avancojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me serbin, sepse është e domosdoshme për integrimin e evropian”, tha Guerot.

(Kosova Sot Online)