Osmani bisedë telefonike me homologun izraelit: Diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 12:45
Osmani bisedë telefonike me homologun izraelit: Diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur zhvilluar një bisedë telefonike sot me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani dhe Herzog kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre.

“Presidentja Osmani dhe Presidenti Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Presidenti Herzog e falënderoi përzemërsisht Presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi Presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Izrael. Ai poashtu shfrytëzoi rastin që t’ia urojë muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë, festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë, si dhe festën e “Passover”, besimtarëve hebre”.

(Kosova Sot Online)