Deputeti shqiptar shpëton foshnjën nga mbytja: S’po e kuptonim ishte bebe apo kukull

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 15:42
Deputeti shqiptar shpëton foshnjën nga mbytja: S’po e kuptonim ishte bebe apo kukull

Deputet shqiptar, Adnan Dibrani në Suedi ka marrë titullin “hero”, pasi në Malin e Zi shpëtoi nga mbytja një foshnjë në lumin Moraça, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputeti tha se po kalonte rastësisht në atë rrugë kur kishte parë foshnjën mbi ujë dhe pa u menduar nëse është kukull apo bebe nxitoi ta ndihmonte.

Ai ka thënë se shpreosn që foshnja të mos ketë marrë lëndime.

“Po e mbante sipër uji. Nuk e di çfarë kam bërë, nuk e di si, por fëmija ka shpëtuar, kur doli uji nga organet atëherë hapi sytë. Shkova shpejt për tek ambulanca, për ne na u duk koha e një jete, janë minuta, kur e kam parë atë gruan, një minutë kemi parë çfarë po bëhej, ka bebe apo kukull. Kur ka nisur të jepte zë, doja vetëm t’i jepja oksigjen, në atë moment nuk kam menduar asgjë. Kam folur me qeverinë në Mal të Zi, me kreun e parlamentit, ende nuk kam komunikuar me prindërit, më kanë treguar se si është puna. Është djalë, ka dy muaj, deri tani po shpresojnë që mos të ketë marrë lëndime”, tha Dibrani për “Shqipëria Live”.

(Kosova Sot Online)