Ja pse e gjuajtën me tortë në fytyrë Besnik Bislimin

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 18:12
Ja pse e gjuajtën me tortë në fytyrë Besnik Bislimin

Momentin kur e kanë gjuajtur me tortë zv.kryeministrin Besnik Bislimi, e ka publikuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka lënë të kuptohet se këtë veprim e kanë bërë shkaku i “Zajednicës”.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.#dorëheqje“, ka shkruar Molliqaj.

 

(Kosova Sot Online)