Fushë- Kosovë: E njohi në rrjete sociale, një person ja vjedh 400 euro vajzës, gjatë ikjes e godet me veturë

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 09:31
Fushë- Kosovë: E njohi në rrjete sociale, një person ja vjedh 400 euro vajzës, gjatë ikjes e godet me veturë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ja kishte vjedhur nga çanta rreth 400 € para kesh.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spital, për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)