Konjufca i jep vërejtje për sharjen, Shala: Ma dërgoni vërejtjen me postë

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 14:53
Konjufca i jep vërejtje për sharjen, Shala: Ma dërgoni vërejtjen me postë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ja ka dhënë një vërejtje deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili shau pak para se deputetët të shkonin në pauzë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tha se Shala ka përdorur një gjuhë joparlamentare, ku sipas rregullores duhet t’i jepet vërejtje.

“Dua ta ngis një çështje sipas Rregullores së Kuvendit, nenit 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Z. Shala, të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare por pa mikrofon, dhe për këtë rregullorja më obligon që të ju japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

Kujtim Shala e mori fjalën menjëherë dhe tha: “Faleminderit! Ma dërgoni vërejtjen me postë”.

(Kosova Sot Online)