Serbët protestojnë kundër Vuçiqit në Beograd

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 14:51
Serbët protestojnë kundër Vuçiqit në Beograd

Mbështetësit e opozitës së djathtë, kanë bllokuar rrugët para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, duke kërkuar dorëheqjen e presdientit serb, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata në këtë protest mbanin pankarta me shprehjet si “Serbia Kujton’”, ‘’Vuçiq jep dorëheqje’’, ‘’Jo kapitullimit dhe ‘’Kurrë NATO’’, raporton n1info.rs.

Presidenti i lëvizjes Dveri, në Serbi, Boshko Obradoviq, tha se kjo është vetëm si një fillim i protestatave që do të mbahen në vijim, në kërkim të dorëheqjes së Vuçiq-it.

“Ideja është që kjo të jetë fillimi i protestave paralajmëruese që do të mbahen në periudhën e ardhshme”- u shpreh lideri i Dveri.

(Kosova Sot Online)