
Arrestohet pejani pasi ia vuri flakën shtëpisë së tij

Pasi dyshohet se derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij, një person është arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)