
Hoxhës nga Peja ia dogjën veturën para shtëpisë, ende asnjë i arrestuar

Hoxhës nga Peja, Eroll Rexhepi më datën 8 mars i është vënë zjarri veturës së tij në orët e hershme të mëngjesit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ani pse një person u kap nga kamerat e sigurisë duke e kryer këtë vepër, lidhur me këtë rast policia tha se nuk është identifikuar e as arrestuar asnjë person i dyshuar, teksa hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar.
Rexhepi bëri thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit. Gjithashtu motivet e ngjarjes mbeten akoma të panjohura për publikun.
(Kosova Sot Online)