Meta: Koalicioni 'Bashkë Fitojmë', është një ortek, me planin fantastik të Këlliçit fitojnë të gjithë!

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 12:12
Meta: Koalicioni 'Bashkë Fitojmë', është një ortek, me planin fantastik të Këlliçit fitojnë të gjithë!

Kryetari i PL, Ilir Meta, e ka vlerësuar maksimalisht, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin dhe theksoi sot se plan ii tij për transportin publik falas dhe uljen e taksave ka ngjallur entuziazëm tek qytetarët.

Në një prononcim për mediat, Ilir Meta tha:

“Koalicioni bashkë fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është i mëshiruar më së miri në planin fantastik të kandidatit tonë për Tiranën sepse fitojnë të gjithë pensionistët e Tiranës nga plani i tij për transportit, fitojnë ata që kanë probleme me aftësitë e kufizuara; nga plani i tij për uljen e taksave fitojnë të gjitha bizneset, të gjithë sipërmarrjet, qytetarët. Të vetmit të mërzitur janë oligarkët se ata nuk janë ngopur me koncensione të kurriz të shoqërisë.

Dje dhe sot, këtu në Laprakë, në takimet që kam pasur ka entuziazëm të jashtëzakonshëm për planin e Këlliçit për transportin publik dhe sidomos ai për uljen e taksave, për një klimë miqësore ndaj biznesit, për të ulur kostot e biznesit.

Kandidaturën e Belos për Tiranën, se tani e thërrasim Belo se është i ri, e shikojmë fantastik dhe gjithëpërfshirës. “

(Kosova Sot Online)