
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën tjetër takohen në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe homologu i tij nga Serbia, Petar Petkoviq, javën e ardhshme do të takohen në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë takim e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.
Sipas Stanos takimi i radhës do zhvillohet me ftesë të lehtësuesit evropian dhe ka për qëllim për të çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit të marrëveshjeve.
(Kosova Sot Online)