Ky kryetar komune shkurton orarin e punës për zyrtarët që agjërojnë Ramazanin

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 19:19
Ky kryetar komune shkurton orarin e punës për zyrtarët që agjërojnë Ramazanin

Komuna e Gjilanit, ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky vendim ështënxjerrë më 23 mars dhe është nënshkruar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ku thuhet se obligohen drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.

Sipas vendimit, orari i punës do të filloj nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill që përkon me fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit.

Po ashtu thuhet se për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë kryetari i komunës bashkë me drejtorët.

(Kosova Sot Online)