Kryeziu: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 07:52
Kryeziu: Në marrëveshjen e Ohrit askund s’përmendet termi ‘Asociacion’

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeziu tha se termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjindet vetëm në marrëveshjet e vitit 2013 e 2015.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është cështja e marrëveshjes e cila nuk përmbanë as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe.

Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjerëhershëm është pika 7 e marrëvshjes e cila nuk përmbanë trmin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe.

Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjindet vetëm në marrëvshjet e vitit 2013 e 2015 që përfshihen në pikën 10 të nenit dhe janë në mesin e 39 të tjerave. Me apo pa vetëdije, nuk i bëjmë shumë nderë vendit kur pikën 10 e reduktojmë vetëm në marrëvshjet paraprake të Asociacionit”, deklaroi Kryeziu.

(Kosova Sot Online)