Rakiq-shefes së UNMIK’ut: Sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 14:06
Rakiq-shefes së UNMIK’ut: Sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot ka takuar përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetaren e UNMIK-ut, Karolina Zijade, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rakiq tha se është e nevojshme që sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalohen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet stabiliteti dhe mbijetesa.

“Është e nevojshme që sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalohen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona “, tha Rakiq.

Lista Serbe që udhëhiqet nga Rakiqi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

(Kosova Sot Online)