
Përmbyset autobusi, vdesin 2 persona dhe plagosen 21 të tjerë

Dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi për shkak rreshjeve të borës në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes.
Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor
Kurse, kanë filluar hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.
(Kosova Sot Online)