Presidenca: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 12:52
Presidenca: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS

Shefi i kabinetit të presidents, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pasi në Zubin Potok janë djegur mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vela tha se duket se kjo gjë ka ndodhur vetëm për shkak të targave RKS.

Vela thotë se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin në Zubin Potok.

Vela ka shkruar se sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela.

(Kosova Sot Online)