Hoti pas vendimit për shtrenjtimin e rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 17:28
Hoti pas vendimit për shtrenjtimin e rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Pas shtrenjtimit të rrymës për 15 përqind, ka reaguar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

Duke përmendur edhe rritjen e tatimit në pronë, Hoti ka ironizuar duke thënë se me rëndësi është që Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, po i tepron buxheti.

“Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. 


(Kosova Sot Online)