Mjeku kosovar: Shqiptarët ushqehen më keq se gjermanët

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 08:45
Mjeku kosovar: Shqiptarët ushqehen më keq se gjermanët

Mjeku i cili la Gjermaninë për t’u kthyer në Kosovë, Besnik Ismjali, në një intervistë tregoi se shqiptarët ushqehen më keq se gjermanët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka folur rreth ushqyrjes së shqiptarëve, duke thënë se ushqehen keq.

“Mendoj që mënyra e ushqyerjes te shqiptarët është më e keqe. Në këto dy-tre muaj që po punoj në Kosovë kam parë një dallim tek sëmundjet, tek problemet që kanë shqiptarët, kosovarët në këtë rast dhe pacientët në Gjermani. Ndryshe ushqehemi ne, ndryshe ata. Janë më pak të informuar për ushqyerjen shëndetshëm,” – u shpreh Ismajli.

Sipas tij janë ushqimet tradicionale të Kosovës që luajnë një rol shumë të madh në kequshqyerje duke qenë se kanë shumë yndyrna dhe sheqer.

(Kosova Sot Online)