Keqtrajtoi dy fëmijët e saj të mitur, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

  • E.k /
  • 31 March 2023 - 14:32
Keqtrajtoi dy fëmijët e saj të mitur, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Ferizaj, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në raportin policer thuhet se fëmiët kishin shenja dhunë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur. Fëmijët kishin shenja dhunë të dukshme dhe kanë raport mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje ndërsa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurt.

(Kosova Sot Online)