Guerot: Në tekstin e aneksit të Implementimit kërkohet themelimi i Asociacionit

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 16:03
Guerot: Në tekstin e aneksit të Implementimit  kërkohet themelimi i Asociacionit

Në tekstin e Aneksit të Implementimit është shume e qartë që kërkohet themelimi i Asociacionit, ka deklaruar ambasadori i Francës, Olivier Guerot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim na Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova fillon negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ofron garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”, ka thënë Guerot.

Tutje ka thënë se s’e ka lirinë për të zbuluar sekrete.

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbulojë sekretet këtu”, ka shtuar Guerot.

(Kosova Sot Online)