
Gjakovë: Një e mitur keqtrajtohet sek*ualisht nga disa persona

Një femër e mitur ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar sek*ualisht nga disa persona të panjohur në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar
(Kosova Sot Online)