Vetura e përplas 12-vjeçarin, kjo është gjendja e tij

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 10:30
Vetura e përplas 12-vjeçarin, kjo është gjendja e tij

Një 12-vjeçar është përplasur nga një makinë dje në Fier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se automjeti tip “Benz”, ka përplasur një të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa personi që e shkaktoi aksidentin u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)