Prishtinë: Arrestohen tre persona, bëhen “llom” në mes veti duke u rrahur me mjete të forta

  • E.k /
  • 01 April 2023 - 14:49
Prishtinë: Arrestohen tre persona, bëhen “llom” në mes veti duke u rrahur me mjete të forta

Një rast i rrahjes ka ndodhur në Prishtinë, ku tre persona të dyshuar janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se gjatë kësaj rrahje janë përdorur mjete të forta.

Personat kanë marrur tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Alpet Shqiptare, Prishtinë 31.03.2023 – 09:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)