Qytetarit nga Kosova ia zënë derën borxhlinjtë e djalit

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 11:08
Qytetarit nga Kosova ia zënë derën borxhlinjtë e djalit

Edhe pse aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale,  kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Një gjë e tillë po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dyshuarve gjithandej vendit.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Prishtinë, por këtë herë shkak u bë një borxh prej mijëra eurove. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht gjatë ditës së dijshme, një person i moshës 61-vjeçare ia mësyu Policisë për t’i denoncuar dy persona që i kërkuan para.

Bëhet fjalë për dy të rinj, të cilët i shkuan te shtëpia viktimës dhe i kërkuan parat që i biri i tij ua kishte borxh atyre. Në pamundësi për ta larë borxhin prej hiç më pak se gjashtë mijë euro, të djalit të tij që luan bastore, ai vendosi që ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i riu u intervistua nga hetuesit policorë, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për borxhin që ua kishte viktimave dhe lojërat që kishte zhvilluar e i nxorën telashe. Përveç tij, edhe të dyshuarit janë marrë në pyetje lidhur me rastin për të cilin dyshohen.

Pas përfundimit të  procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti në drejtim të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”.

(Kosova Sot Online)