Rohde: Shqetësues që 'Lista Serbe' nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 16:08
Rohde: Shqetësues që 'Lista Serbe' nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve

Shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të  qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS, e ka quajtur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka potencuar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)