Vetura del nga rruga, vdesin burrë e grua

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 14:30
Vetura del nga rruga, vdesin burrë e grua

Dalja e makinës nga rruga dhe rënia e saj në një përrua i ka marrë jetën çiftit nga Devolli. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa trupat pa jetë janë gjetur mëngjesin e së hënës. Shkak dyshohet humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetet dhe rrëshqitja në rrugë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Mësohet se nga dalja e makinës e tipit Volsvagen  nga rruga ka humbur jetën çifti Arjan dhe Majlinda Yze përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, të dy nga Devolli.

Nga hetimet e para mësohet se 55-vjeçari raportohet se ka humbur drejtimin e mjetit, ne fillim është përplasur me bordurën dhe më pas ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përroin e Lengajcës.

Policia në një njoftim për shtyp sqaron se aksidenti më humbjen e jetës së dy personave ka ndodhur gjatë natës, por konstatimi i makinës në kanal është bërë mëngjesin e së hënës.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë e cila së bashku edhe me zjarrfikësen kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga makina trupat pa jetë të çifit nga Devolli.

Ndërkohë, ekspertet në vendin e ngjarjes,  kanë nisur hetimet dhe verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga verifikimet e para mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë me shpejtësi por duhet se ka bërë manovrim të gabuar dhe me pas ka rrëshqitur duke rënë në përrua.

Ky aks rrugor është problematik për drejtuesit për shkak të rënies së gurëve në trasenë e rrugës dhe asfaltit jashtë standardit.

(Kosova Sot Online)